Mbeturinat e grumbulluara nëpër rrugët e kryeqytetit prej ditësh janë një fole ideale për shumimin e minjve. Ata janë të njohur si bartës të sëmundjeve të rënda infektive, të cilët transmetohen përmes urinës, jashtëqitjes, pështymës dhe pleshtave të minjve, paralajmërojnë epidemiologët, shkruan Dojçe Welle. Sipas tyre minjtë riprodhohen sipas një progresioni eksponencial, në një periudhë prej vetëm 18 muajsh, një çift mund të prodhojë më shumë se një milion pasardhës. Gjë që është alarmante, pasi mbeturina ka pothuajse në çdo cep të kryeqytetit për shkak të kontejnerëve të pa pastruar, duke e shndërruar atë një bombë për epidemi. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, minjtë janë shkaktarë për transmetimin e mbi 35 sëmundjeve në mbarë botën. /Alsat.mk
The post Mbeturinat nëpër rrugët e Shkupit, fole për shumimin e minjve appeared first on Alsat.