Mbeturinat, rrugët, qentë endacakë dhe pastërtia disa nga kërkesat që kanë qytetarët e Kërçovës, të cilat presin t’i realizojë kryetari i  ri i kësaj komune, Aleksandër Jovanovski.

“Për Kërçovën, e para qentë endacak, deponia dhe rruga t ek spitali të rregullohet”

“T’i shohë qytetarët dhe t’i dëgjojë çfarë duan, sepse unë si qytetar dua shumë gjëra po fillimisht duhet t’i rregulloj anomalitë. Dihet cilat janë ato: mbeturinat, të punohet me komunalecin, ka prej tyre që nuk shkojnë në punë, ndërsa marrin para, e dyta. Dhe e treta është të punojë për të gjithë”

“Siç e sheh nga udhëheqësia e vjetër lumi është bërë deponi, i gjithë qyteti është deponi, shpresojmë dhe e dimë se kryetari i ri çdo gjë që mbeti nga i kaluari do ta rregullojë siç duhet”

“Mendoj se duhet të punojë për ekonominë e vendit, nuk janë me rëndësi qentë por populli të ketë punë dhe të kthehen nga mërgimi”

“Të gjithë premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë, duan para, kush do të punoj në këtë shtet askush, të gjithë duan të marrin para dhe te mos punojnë. Deponinë ta bëjë, rrugët t’i bëjë të shihen pak edhe fshatrat nuk janë të pastruara, andej prej nga vijnë unë asnjëherë asnjë gropë nuk kanë riparuar asnjë dru nuk kanë prerë”.

Gjatë fushatës parazgjedhore kryetari i sapozgjedhur i kësaj komune premtoi zgjidhjen e problemit me mbeturinat, problemin me qentë endacakë dhe dislokimin e deponisë nga qyteti i Kërçovës.