Në varrimin e Papa Françeskut të shtunën pritet të marrin pjesë rreth 200,000 njerëz. Ky është vlerësimi i komitetit për rend publik dhe siguri, të cilët shqyrtuan masat që do të ndërmerren në sheshin e Shën e Pjetrit në Vatikan. Me mbledhjen kryesoi ministri italian i Punëve të Brendshme, Mateo Pjantedosi.
Në Romë pritet të arrijnë së paku 100 delegacione të huaja.
Siç është paralajmëruar, shumica e delegacioneve të huaja do të arrijnë në Romë të shtunën dhe do të largohen gjatë ditës, përderisa presidenti amerikan, Donald Tramp pritet të arrijë në Romë të premten.
Papa Françesku, i lindur si Horhe Mario Bergoljo në Buenos Ajres të Argjentinës, ishte papa i parë nga Amerika Latine.
Ai ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare, ndërsa drejtori i Drejtorisë për shëdnet dhe higjienë të Vatikanit, Andrea Arkanxheli kumtoi se papa vdiq nga goditja në tru dhe dobësi në zemër.
Siç kumtoi Zyra për ngjarje liturgjike në Vatikan, ai do të varroset të shtunën më 26 prill.
