Kryeqyteti i shqiptarëve u vesh sot për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë nga të gjithat trevat shqiptare u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në protestën për mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Flamujt kuqezi mbushën sheshin kryesor të Tiranës, me protestuesit që mbanin në duar pankarta me thirrje kombëtare dhe për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.
The post Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së appeared first on Alsat.