Reperi i njohur, MC Beka, ka njoftuar sot (e hënë) për një humbje të rëndë në familjen e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se babai i tij Mehmet Latifi është ndarë nga jeta.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova shtoi gjithashtu se varrimi do të mbahet sot.

Po ashtu, reperi ka njoftuar se e pamja do të zhvillohet një ditë më pas, më 25 nëntor 2025, në Hotel Grand, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Njoftim mortor. Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot me date 24.11.2025 u nda nga jeta Abeja jonë i dashur Mehmet Latifi.

Varrimi do të behet sot nga ora 15:00 tek varrezat e qytetit ne Dragodan.

Shpirti yt u prehtë në paqe.

E pamja eshte vetem me daten 25.11.2025 ne Hotel Grand nga ora 9:00-17-00″.