Burime të TV21 njoftojnë se më 17 nëntor, Muhamed Sejdini do të largohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. TV21 mëson se Sejdini dorëhiqet nga funksioni i kryetarit të FFM-së, pasi këtij vendimi i parapriu presioni dhe sulmet e fundit ndaj tij, ndërsa paraprakisht, humbi mbështetjen e Këshillit Drejtues të FFM-së.

Sipas burimeve të TV21, Sejdini ka pasur takim në një seli të një partie politike (e njohur për TV21) ku ka kërkuar që të ndalet presioni, pasi më 17 nëntor, do të parashtrojë dorëheqjen e tij. Sipas burimeve, Sejdini ka kërkuar që të jetë në krye të FFM-së, deri në përfundimin e dy ndeshjeve që ka Përfaqësuesja në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshjet kundër Letonisë (14 nëntor) dhe Ishujve Faroe (17 nëntor), që do të luhen në Shkup.

Sipas burimeve të TV21, kandidat i mundshëm për kryetar të FFM-së është Masar Omeragiç./tv21.tv