Me miratimin e propozim-Ligjit për kundërvajtje dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pushteti dëshmoi se shumica e 2/3 dhe badenteri ndodhet në favorin e saj, duke hedh poshtë të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare se pa votat e tyre nuk ka badenter dhe nuk kalojnë ligjet sistematike me 80 vota. Paraprakisht BDI-ja ishte ajo e cila kishte siguruar 80 vota dhe badenter për riorganizimin e organeve shtetërore, përkatësisht themelimin e ministrive të reja në fillim të mandatit të Qeverisë. Që atëherë AKI-ja kishte trumbetuar se badenteri është në anën e  tyre, por me shpartallimin e koalicionit, Qeveria siguroi votat e nevojshme për të gjitha ligjet sistematike pasi disa deputet të pakicave u larguan nga koalicioni me Ali Ahmetin. /Alsat.mk

The post Me miratimin e propozim-Ligjit për kundërvajtje dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pushteti dëshmoi se shumica e 2/3 dhe badenteri ndodhet në favorin e saj appeared first on Alsat.