Kuvendi dje në procedurë të shkurtuar, miratoi ndryshimin e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, i cili lejon drejtimin e motoçikletave deri në 125cc me patentë shoferi të kategorisë B, përcjell TV21. Me propozimi të deputetit Pavle Arsoski, Kuvendi shqyrtoi ligjin dhe ai u miratua me 84 vota pro dhe asnjë kundër. Pas miratimit në seancë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjor e aprovuan ligjin.
Sipas ndryshimeve ligjore, një person që ka patentë shoferi të kategorisë B ka të drejtë të drejtojë motoçikleta me transmision automatik të kategorisë „A1“, me maksimal 125 cm³ dhe fuqi motorit deri në 11 kW, ku raporti i fuqisë së motorit me peshën e vozitësit nuk kalon 0.1 kW/kg. Shoferi duhet të ketë mbushur 23 vjeç, të ketë të paktën 5 vite patentë shoferi B dhe të ketë përfunduar një trajnim teorik 4-orësh, i vlefshëm vetëm në territorin e Maqedonisë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se menjëherë mund të drejtoni motoçikletë 125cc me patentën B, pasi Ministria e Brendshme duhet të përfundojë “procedurat administrative”. Ministri i Brendshëm brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit do të përcaktojë përmbajtjen e trajnimit, format dhe përmbajtjen e certifikatës, si dhe mënyrën e regjistrimit të certifikatave për trajnim teorik 4-orësh për drejtimin e motoçikletave deri në 125 cm³. Auto-shkolla do të lëshojë certifikatën dhe do të informojë Ministrinë e Brendshme, e cila do të mbajë evidencë të veçantë.
Për t’u drejtues të motoçikletave 125cc me patentën B, duhet të plotësohen këto kushte:
- Të keni të paktën 5 vite patentë B
- Të keni mbushur 23 vjet
- Të keni kryer trajnim shtesë (4 orë teorike në auto-shkollë)
