Autoritetet e New Yorkut kanë thënë se mbetjet mortore të tre viktimave të 11 shtatorit janë identifikuar falë teknologjisë në zhvillim e sipër të ADN-së.

Zyrtarët njoftuan se kanë identifikuar mbetjet mortore të Ryan D. Fitzgerald 26-vjeçar, Barbara A Keating 72-vjeçare dhe një gruaje tjetër, emri i së cilës po mbahet sekret me kërkesë të familjes së saj.

Ata u identifikuan përmes testimit të përmirësuar të ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në rrënojat pas sulmit të 11 shtatorit 2001, tha zyra e mjekut ligjor të New Yorkut.

Eshtrat mortore të Keating dhe gruas u gjetën në vitin 2001, dhe mbetjet mortore të Fitzgerald u gjetën vitin pasardhës, shkruan skynews.

Kryeekzaminuesi ligjor Dr. Jason Graham tha në një deklaratë: “Çdo identifikim i ri dëshmon për premtimin e shkencës dhe shtrirjen e vazhdueshme të kontaktit me familjet pavarësisht kalimit të kohës.”

“Ne e vazhdojmë këtë punë si mënyrën tonë për të nderuar të humburit.”

Ndryshe, sulmet e 11 shtatorit panë dy aeroplanë të shkatërronin kullat binjake në New York, ndërsa një i tretë u rrëzua në Pentagon dhe një i katërt në Pensilvani.

Një total prej 2,977 personash u vranë, 2,753 prej të cilëve ishin në New York.

Rreth 1,100 viktima mbeten të paidentifikuara.

The post Më shumë se 20 vjet pas sulmeve, identifikohen mbetjet mortore të tre viktimave të 11 shtatorit appeared first on Alsat.