Për shkak të ndërprerjes së punës së qeverisë amerikane, mbi 3.2 milionë pasagjerë në SHBA janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve, që erdhën si pasojë e mungesës së personelit të kontrollit të trafikut ajror pas mbylljes së qeverisë më 1 tetor
, njofton Shoqata e Linjave Ajrore.Organizata “Airlines for America”, që përfshin kompani si American Airlines, United Airlines, Southwest Airlines, Delta Air Lines, JetBlue Airways dhe transportues të tjerë të mëdhenj, bëri të ditur se 16 për qind e vonesave në tetor janë shkaktuar nga probleme me personelin, një rritje e ndjeshme krahasuar me vetëm 5 për qind para mbylljes së qeverisë.
Vetëm të premten, që ishte dita më e keqe e krizës, janë prekur mbi 300 mijë pasagjerë, shtoi organizata.

                    