Kryetari i Konfederatës së Sindikatave Marjan Risteski, pret që ndryshimet ligjore mbi përfaqësimin e sindikatave të miratohen së shpejti dhe që Këshilli Ekonomik dhe Social të fillojë punën. Siç deklaroi, ka një vonesë të konsiderueshme dhe do të ishte mirë që sindikatat dhe punëdhënësit të bien dakord në mënyrë të pavarur për shumën e pagës minimale. Sipas Risteskit, numri i shtuar i sindikatave do të kontribuonte në një dialog më të mirë social në interes të punëtorëve.

Me sugjerimin tonë, disa deputetë propozuan një ligj përmes një procedure të shkurtuar që do të ulte pragun përfaqësues për sindikatat nga 10 në 5 për qind. Në këtë mënyrë, më shumë sindikata do të përfshiheshin në procese. Ky hap i Qeverisë është i mirë dhe presim që ndryshimet të miratohen së shpejti në Parlament. Shpresoj që kjo të ndodhë këtë javë dhe do të shohim se cilat sindikata janë përfaqësuese”, tha Marjan Risteski, Kryetar i Konfederatës së Sindikatave.