Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot në ora 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, një drejtues automjeti është kapur duke vozitur me shpejtësi të madhe, përcjell TV21. Sipas MPB-së, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacion, duke përdorur një automjet special, kanë matur shpejtësi prej 178 km/h te një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit. Në këtë segment rrugor jashtë zonës së banuar, shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/h.

“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionet e parashikuara me ligj”, shtojnë nga MPB.

Nga MPB theksojnë se kontrollet në komunikacion me automjete speciale do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe sanksionimin e shkelësve.