Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e së Majtës, Amar Mecinoviq kërkon nga të gjithë kryetarët e komunave në kuadër të Qytetit të Shkupit të angazhohen dhe të bashkëpunojnë për sanimin e gjendjes me Higjienën Komunale dhe me mbeturinat nëpër qytet. Situata është alarmante thotë Mecinoviq prandaj nevojitet mobilizim mbi partiak. Ofron zgjidhje sistematike për menaxhimin e mbeturinave.
“Ka mundësi në Qytetin e Shkupit të sillet teknologji për përpunimin e mbeturinave komunale në një përzierje e cila më pas do të shërbejë për nxjerrjen e derivateve të naftës. Çfarë do të thotë kjo? Për shembull për Vardarishten dhe gjithë mbeturinat që ndodhen atje e me të cilën është kontaminuar edhe toka në Vardarishte e për shkak së cilës thuhet se nuk mund të bëhet park gjë për të cilën fliste kundër kandidati im. Për Vardarishten mund të bëhet qendër prej 720 m2 e e cila do të kushtonte gjashtë milion euro dhe e cila do ta përpunonte gjithë ato mbeturina komunale por edhe të tjerat që mund të gjenden nëpër deponitë e qytetit të Shkupit”, deklaroi Amar Mecinoviq – Kandidat i “Së Majtës” për kryetar të Shkupit. /Alsat.mk
The post Mecinoviq në fushatë për Qytetin e Shkupit, premton teknologji për përpunimin e mbeturinave appeared first on Alsat.

