“VLEN është një faktor që mund të bëjë ndryshim”, kështu tha në Click plus analisti Ibrahim Mehmeti duke shtuar se e gjithë kjo varet nga mënyra se si do të veprojnë dhe do të organizohen, që sipas tij, themelimi i VLEN-it nuk është hap i vogël duke pasur parasysh egot dhe interesat e liderëve shqiptarë në përgjithësi, shrkuan TV21.
Ibrahimi tha se pavarësisht të gjithave, ka pakënaqësi nga individë të caktuar, që siç theksoi, ka pasur persona që kanë qenë të kyçur në struktura por që tani nuk janë pjesë e subjektit.
“Mund të shihet, prej dje, ka njerëz që fillojnë të ndihen jorehat se kanë investuar, kanë punuar për formimin e një partie, për krijimin e degëve dhe tani mbeten jashtë sepse nuk mund prej 5 partive t’i grumbullosh të gjithë në kryesi. Kjo është sfida se si do të funksionojnë. Nga kjo pikëpamje mendoj se do të jetë një eksperiment interesant, nëse VLEN ai del që të mbijetojë i unifikuar deri në zgjedhjet e ardhme, do të jetë sinjal për partitë e tjera”, tha Mehmeti
