Trajnerët e përfaqësueseve më të mira të botës i ndanë përshtypjet e para pas shortit për Botërorin 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, përcjell TV21. Carlo Ancelotti, trajner i Brazilit, kërkoi seriozitet maksimal, duke e vlerësuar grupin shumë të vështirë për shkak të Marokut dhe Skocisë fizike. Trajneri i ri i Anglisë, Thomas Tuchel, pranoi se kombëtarja e tij përballet me sfidë të rëndë, veçanërisht duke e theksuar hapjen e turneut kundër Kroacisë, ndërsa Didier Deshamps dhe Luis de la Fuente (Spanjë) paralajmëruan se në një turne me 48 ekipe nuk ka vend për gabime.
“Epo, një anekdotë – në vitin 2010 nisëm me ndeshjen Afrika e Jugut kundër Meksikës, tani është Meksika kundër Afrikës së Jugut, kështu që kjo është një lloj revanshi. Pastaj, mbetet pasiguria se me cilën skuadër evropiane do të përballemi, apo jo? Ka edhe një ndeshje play-off dhe po presim të shohim çfarë do të ndodhë me Danimarkën, Maqedoninë, Çekinë dhe Irlandën”, tha Javier Aguirre, selektor i Meksikës.
