Zonja e Parë e ShBA-së, Melania Trump, ka hyrë në botën e Hollywoodit.

Të premten, njoftoi themelimin e kompanisë së saj të prodhimit të quajtur Muse Films dhe projekti i saj i parë është një dokumentar për jetën e saj i quajtur “Melania”, raporton TMZ.

Gruaja e Donald Trump njoftoi lajmin surprizues në rrjetet sociale, X, ku ndau një trailer të shkurtër duke prezantuar kompaninë e saj të re.

nteresante është se Muse ishte emri i saj i koduar i përdorur nga Shërbimi Sekret gjatë mandatit të parë të burrit të saj si president.

Dokumentari, i drejtuar nga Brett Ratner, do t’i japë audiencës një vështrim ekskluziv në jetën e Melania Trump në javët para inaugurimit të saj presidencial në vitin 2025.

Filmi ndjek përgatitjet e saj për një hyrje të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe rikthimin në jetën publike me familjen si dhe përballjen me sfidat e përditshme.

Sigurisht, bashkëshorti i saj Donald dhe djali i tyre Barron do të shfaqen gjithashtu në film në role të shkurtra.

Sa i përket datës së publikimit, dokumentari “Melania” do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane më 30 janar 2026.