Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka realizuar një vizitë jozyrtare dhe të papritur në rezidencën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida.
Lajmin e bëri të ditur vetë zyra e saj duke mos dhënë hollësi rreth bisedimeve.
Kryeministrja italiane, Meloni shihet me Trump duke bërë fotografi në hyrjen e rezidencës dhe më pas duke biseduar.
Po ashtu ajo është parë në takim edhe me senatorin e Floridas, Marco Rubio I zgjedhur nga Trump për postin e Sekretarit amerikan te Shtetit.
Meloni është njëra prej liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin e Kanadasë, dhe atë hungarez që kanë vizituar Trumpin para inaguruimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar.
Shefja e qeverisë italiane e ka realizuar këtë vizitë pak para se presidenti amerikan në detyrë , Joe Biden të nisë një vizitë katërditore në Romë.
