Sot paradite pritet mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperatura minimale do të jetë rreth 4 gradë, ndërsa maksimale deri në 20 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër pritet mot i qëndrueshëm dhe i thatë me mjegull të mëngjesit në disa lugina. Të hënën pasdite dhe gjatë natës, si edhe të martën, priten reshje lokale shiu, herë pas here më të dendura, ndërsa do të fryjë erë veriore mesatare deri e fortë. Temperaturat ditore do të bien me disa gradë. Nga e mërkura pritet sërish stabilizim i motit.

