Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e madhe të Como 1907 ndaj Juventus.
Como triumfoi me rezultat 2:0 në transfertë ndaj “Zonjës së Vjetër”, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në kuadër të Serie A.
Vojvoda zhbllokoi rezultatin me golin për 1:0, ndërsa gjatë gjithë takimit u dallua për paraqitje shumë të mirë si në fazën defensive, ashtu edhe në mbështetje të sulmit. Ai realizoi disa ndërhyrje vendimtare dhe tregoi siguri të madhe në repartin e mbrojtjes.
Paraqitja e tij u shpërblye me çmimin e më të mirit të ndeshjes, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në elitën e futbollit italian.
