Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj për të zhvilluar negociata me presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2015, duke theksuar se në atë kohë përpjekjet diplomatike ishin të domosdoshme për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë.

Në një deklaratë nga Vremya.ua, Merkel kujtoi situatën e krijuar në vitin 2015, kur, sipas saj, Rusia përbënte një kërcënim serioz për Ukrainën dhe ishte e nevojshme të gjendej një zgjidhje përmes negociatave.

“Le të kthehemi në vitin 2015, kur rusët ishin gati thjesht të përmbysnin Ukrainën. Në atë kohë, ishte absolutisht e nevojshme të përpiqeshim të arrinim një lloj armëpushimi ose të paktën një marrëveshje”, u shpreh ajo.

Merkel argumentoi se diplomacia ishte një përpjekje e nevojshme për të ruajtur ekzistencën e shtetit ukrainas.

“Kur tani pretendojnë se të folurit me Putinin ishte një gabim, mund të them vetëm se, për aq sa di unë, Ukraina në formën që është sot thjesht nuk do të ekzistonte më”, deklaroi ish-kancelarja gjermane.