Kroacia mundëson mbështetje për arsimin e pakicës maqedonase, nga ruajtja e gjuhës amtare, deri te qasja e burimeve arsimore, afirmim kulturor dhe përfaqësim mediatik. Kjo tregon se si standardet europiane zbatohen në praktikë, jo përmes deklaratave dhe ky është model mund të shërbejë edhe për marrëdhënie të tjera dypalëshe në rajon, tha zëvendësministri i jashtëm Zoran Dimitrovski pas takimit me sekretarin shtetëror në Zyrën për Kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, Zvonko Milas.
“Partneriteti është rrugë me dy kahje, prandaj dua qartë të theksoj – ne jemi fuqishëm të orientuar drejt reciprocitetit, vullneti ynë politik është i pa dyzuar, jemi të përkushtuar në përparimin e vazhdueshëm të pozitës së pakicës kombëtare kroate në vendin tonë. Kjo do të thotë përmirësim i mbështetjes institucionale, përforcim i mundësive arsimore, mbështetje e aktiviteteve kulturore dhe mbrojtje të identitetit, sigurim i përfaqësimit mediatik dhe dukshmëri të komunitetit”, u shpreh Zoran Dimitrijevski – zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Këtë deklarata të zëvendësministrit vinë në një kohë polemikash të vazhdueshme mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, deri sa kjo e fundit ka problem me njohjen e etnitetit maqedonas, ndërsa ata dhe asnjë tjetër etni as nuk njihen si pakica në Bullgari, gjersa kërkesa e Sofjes, e paraqitur edhe si kërkesa e fundit për ta hapur rrugën europiane të Maqedonisë është futja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.
Ajo që pak përmendet është se nëse hapet Kushtetuta, në të si pakicë mund të futen edhe kroatët, dhe këtë po e presin edhe zyrtarët e shtetit partner.
“Dua me krenari të theksoj se Republika e Kroacisë, me të vërtetë, pakicën maqedonase e mbron mirë në të drejtat e pakicave, duke garantuar këtë në Kushtetutë dhe besoj se një ditë do ta përjetojmë që njëjtë edhe kroatët në Maqedoni gjithashtu, sipas deklaratave të zyrtarëve të Maqedonisë përmes hapave pozitivë që kemi përjetuar viteve të fundit, jam i sigurt që bashkërisht do të punojmë që kroatët të marrin atë që kanë nevojë, së pari të definohen si pakicë dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë në hapjen e parë të ndryshimin e Kushtetutës”, theksoi Zvonko Millas – Sekretar Shtetëror në zyrën për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë.
Këto u thanë pas mbledhjes së Shtatë e Komisionit Ndërqeveritar të Përbashkët për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. Komisioni është formuar në përputhje me Marrëveshjen për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në shtetet përkatëse, të nënshkruar në Split në vitin 2007.
