
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, mesazhin për 8 Marsin e ka dërguar gjatë një adresimi në Konferencën e Tretë globale të grave maqedonase të Diaporës së Bashkuar maqedonase me temën “Gratë inspirative, nxitëse të ndryshimeve”.
Edhe pse postin numër 1 të shtetit e mban një grua dhe se sipas Presidentes edhe në kabinetin e saj presidencial dominojnë gratë, ajo thotë se përfaqësimi në ekzekutiv lë shumë për të dëshiruar.
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA – PRESIDENTE E RMV-së
“Nuk jam e vetme. Kuvendi ka një Zv/Presidente, Kryetarja e Gjykatës Supreme është grua, Rektorja e USHKM është grua. Por, Qeveria ende është bastion meshkujsh që duhet të feminizohet, e me këtë edhe të demokratizohet”. Pse është e rëndësishme që politika të ketë edhe vulë të grave? Në pyetje është hapi natyror e logjik me shoqërinë në Maqedoni, ku sipas Regjistrimit të fundit ka 49.9% gra dhe 50.1% meshkuj.”
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në mesazhet e urimeve ka ndarë fjalimin e tij gjatë seancës tematike në Kuvend, për nder të 8 Marsit!
AFRIM GASHI – KRYETAR I KUVENDIT
“Edhe përfaqësimi I grave në pozita vendimarrëse është ende I kufizuar duke mbetur në nivelet që I përcaktojnë kuotat. Për mua personalisht vlerësimi I nënave në familje dhe vlerësimi I drejtë dhe I saktë I grave në jetën publike është më shumë se një parim id emokracisë, ky është një detyrim moral dhe njerëzor për Ne.”
Urime kanë mbërritur edhe nga VMRO-DPMNE-ja.
VMRO – DPMNE
“Kjo ditë është simbol i luftës për baraza, drejtësi dhe respekt, por edhe rikujtim se roli i gruas në shoqëri është e paçmueshme. Ju jeni shtylla e familjes, forca lëvizëse e ekonomisë, bartëse të ndryshimeve dhe e ardhmja e shoqërisë sonë.”
LSDM-ja ka uruar në mënyrë tjetër. Përmes marshit të protestës në Strumicë.
LSDM
“Marshi është zëri ynë me të cilën vazhdojmë luftën për të drejta dhe dinjitetin e secilës grua dhe vajze, kurse këtë vit Gorumi i grave marshin e mban me moton “Bashkë, për barazi, drejtësi dhe paqë”
Urimi nga BDI-ja ka mbërritur përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Faton Ahmeti.
“Për të gjitha gratë që me dashuri, sakrificë dhe forcë e bëjnë botën më të mirë. Të mos jetë vetëm një ditë feste, por një kujtesë që gratë meritojnë respekt, mundësi të barabarta dhe përkrahje çdo ditë! Mirënjohje dhe mbështetje për ju – sot dhe gjithmonë!”
Beteja për përfaqësimin e grave duhet të jetë përtej përqindjeve dhe kuotave. Kështu thuhet mes tjerash në video-mesazhin e kreut të Alterativës, Zeqirija Ibraimi.
ZEQIRIJA IBRAMI – KRYETAR I ALTERNATIVËS
“Dua të theksoj se vajzat dhe gratë janë etikja dhe estetikja e secilës shoqëri. Andaj nderimi për to nuk duhet të pushojë asnjëherë, ndërsa beteja për përfaqësimin e tyre në jetën publike duhet të jetë përtej përqindjeve dhe kuotave. Gratë nuk janë kategori statistikore, por janë qenie me të cilat matet suksesi i jetës shoqërohet dhe institucionale.”
Por, përtej urime në ditën e 8 Marsit, shifrat flasin ndryshe.
Për katër vite, nga 2020 deri më 2024, për 20% është rritur numri I grave viktima të dhunës familjare, tregojnë të dhënat e Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj.
Nga ana tjetër, sipas MPB-së, gjatë vitit 2024 numri I përgjithshëm I viktimave të veprës penale “dhuna familjare” është 1.146 prej të cilëve 80% janë gra. /tvklan.mk
