Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur zyrtarisht persona “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, Valon Bela dhe Bekir Halimi, duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë transmeton Tetovasot.
Sipas raportimeve, vendimi është marrë pas propozimit të strukturave të sigurisë, me arsyetimin se autoritetet shqiptare disponojnë të dhëna që i lidhin ata me veprimtari të dyshuara që cenojnë sigurinë dhe interesat e shtetit shqiptar. Deri më tani, institucionet shqiptare nuk kanë bërë publike detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtyre dyshimeve.
Ky vendim vjen në kuadër të masave të autoriteteve shqiptare për ndalimin e hyrjes në vend të personave që konsiderohen rrezik për sigurinë kombëtare. TS
