Janik Siner mundi 2-0 Karlos Alkaraz në finalen e “Six Kings Slam”. Përveç premios prej 6 milionë dollarësh që arkëtoi si pjesëmarrës (1.5 milionë) dhe fitues (4.5 milionë), tenistit italian iu dha një raketë e artë.

Raketa e tij peshonte tre kilogramë dhe vlente 250,000 euro. Vitin e kaluar, e njëjta dhuratë iu dha Rafael Nadal, i cili u nderua nga organizatorët e turneut pak para se të tërhiqej nga sporti i tenisit.

Dhe, kjo shumë e raketës së artë, i shtohet fondit monstruoz të çmimeve prej 6 milionë dollarësh.

The post Mësohet vlera marramendëse e dhuratës së Janis Sinerit në Arabinë Saudite appeared first on Alsat.