
Kreu i Partisë së Lirisë gjatë një intervistë dhënë nga qelia ku është izoluar nga pushteti i Edi Ramës ka folur për Syri.net.
Në pyetjet e fundit ai ka komentuar edhe qëndrimin e përsëritur të Zv/Kryeministrit maqedonas Nikoloski për arrestimin e tij të dhunshëm dhe akuzat politike ndaj tij.
Zv. Kryeministri i Maqedonisë, Aleksandar Nikoloski, e ngriti çështjen tuaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Keni një koment?
Ilir Meta: E falenderoj përzemërsisht Zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Z. Nikoloski për solidaritetin e tij.
Të mos harrojmë se VMRO e njeh si askush tjetër drejtësinë “speciale” të Sorosit me Katicën në krye që përfundoi në burg për korrupsion.
Asnjë parti nuk është persekutuar politikisht nga drejtësia sorosiste si VMRO.
Por ata treguan karakter dhe integritet dhe ja ku janë sot.
Më qesharakja është se personi kryesor për të cilin u akuzua Gruevski dhe VMRO, Sashon, drejtësia sorosiste u përpoq ta ndihmonte me qëllim që të përçante VMRO.
Ndaj ata e kuptojnë shumë mirë edhe çështjen time, sepse e dinë si funksionon drejtësia sorosiste.
Me këtë rast uroj që Maqedonia e Veriut të ecë në rrugën e stabilitetit e zhvillimit, por edhe të harmonisë ndëretnike duke respektuar edhe Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën kemi punuar aq shumë në atë kohë kur pata përgjegjësinë të isha edhe Kryeministër i Shqipërisë.
Duke uruar që edhe problemi me përdorimin e gjuhës shqipe të zgjidhet denjësisht, dua ta falenderoj Qeverinë e Maqedonisë që i mban hapur portat e saj për qytetarët tanë nga Korça e Pogradeci e deri në Dibër, për të blerë karburant më lirë, ushqime më lirë dhe ilaçe më lirë.
Natyrisht që kjo nuk është zgjidhje afatgjatë, por për momentin është ndihmë e madhe për qindra mijëra shqiptarë që i ka braktisur Qeveria e tyre.
Zgjidhja për të ardhmen është Programi i Partisë së Lirisë, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus.
Si e shikoni perspektivën e mbylljes së kapitujve ndërkohë që Rama thotë se kemi lëshuar nga vetja për ti dhënë pushtet drejtësisë?
Ilir Meta: Që Rama s’ka turp nga turpi dihet dhe që përsërit çdo ditë gënjeshtra.
Por opozita e sidomos PD duhet të thotë të vërtetën se nëse dikush sakrifikoi për Reformën në Drejtësi në 2014, ishte Partia Demokratike.
A nuk kishte qenë ajo 8 vite shumicë parlamentare që kishte rolin kryesor për krijimin e funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
A nuk ishte Presidenti Nishani i PD, i cili ishte edhe Kryetar i KLD që kishte rol kryesor kushtetues për drejtësinë?
A nuk pranuan këta të bëhej një rishikim i tërë sistemit me qëllim për ta përmirësuar?
Pra kush pranoi të humbte ndikim te drejtësia e “vjetër”? PD apo PS?
S’duhet harruar se edhe iniciativën për takimin e parë për Reformën në Drejtësi në Tetor 2014 e ndërrmori Presidenti Nishani, që ftoi tërë aktorët parlamentarë të shumicës e opozitës.
Rama me McGonigalët dhe Sorosin bënë vetëm kapjen antikushtetuese të institucioneve të reja të drejtësisë , me Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota (nga 84) dhe me betimin te Lana.
