Fëmijët kalojnë orë të tëra të lidhur me telefonat e tyre celularë dhe rrezikojnë të bëhen të varur nga kjo teknologji, shkruan corriere.it.
Ka gjithnjë e më pak hapësirë në jetët e tyre për lojëra në natyrë, dhe tastiera e telefonit inteligjent duket se është bërë forma e vetme e argëtimit.
Si mund ta përmbysim këtë trend?
Sipas Jessica Alexander, psikologe, eksperte arsimore, ku sipas saj “metoda daneze për rritjen e fëmijëve të lumtur mbetet metoda më e mirë për ti larguar ata nga kjo vatësi”.
Metoda daneze për t’i shkëputur fëmijët nga smartfoni quhet shpesh “kutia e telefonave” dhe bazohet te rregullat e përbashkëta + shembulli i prindërve.
Është shumë e thjeshtë dhe funksionon sepse bëhet normë familjare, jo ndëshkim.
Në shtëpi vendoset një kuti ose vend i përbashkët. Në orare të caktuara të gjithë (edhe prindërit) i lënë telefonat aty zakonisht: gjatë vakteve, pas shkollës për 1–2 orë dhe në mbrëmje pas një ore të caktuar
Rregulli kryesor: Prindërit japin shembullin
Nëse telefoni ndalohet për fëmijën, ndalohet edhe për të rriturit.
Çfarë bëjnë fëmijët në vend të telefonit
lojëra tavoline
sport ose shëtitje
lexim
biseda familjare
aktivitete kreative (vizatim, ndërtim, muzikë)
Pse funksionon në Danimarkë
Nuk përdoret ndalim i ashpër
Fëmija ndihet pjesë e vendimit
Nuk krijon stres apo rebelim
Forcon lidhjen familjare
The post Metoda daneze që ndihmon fëmijët të shkëputen nga telefonat celularë appeared first on Alsat.
