Në Klinikën Universitare për Gastroenterohepatologji në Shkup janë futur metoda të reja dhe moderne për trajtimin e problemeve me tubat që çojnë tëmthin në zorrë, ku mund të krijohen ngushtime ose gurë. Endosonografia dhe sistemi SpyGlass kolangioskopi mundësojnë që mjekët të zbulojnë problemet herët. Gjithashtu, mundësohet marrja e biopsive dhe heqja e gurëve pa nevojë për kirurgji të hapur, duke bërë trajtimin më të shpejtë dhe më të sigurt.

“Metoda e dytë është SpyGlass kolangioskopi – është fakt që klinika tashmë dy vite aplikon kolangioskopi perorale, mirëpo kjo metodë ka përparësi të shumta, posaçerisht në detektimin dhe diagnostikim të drejtë të pacientëve që kanë stenoza ngushtim të kanaleve të tëmthit, për të cilën e dimë se ekziston rrezik i lartë që një pjesë e madhe të jenë malinje. Praktika ka dëshmuar se 20-25% e rasteve janë të padeterminuara dhe pacientët e këtillë mund të na ikin, apo mos të drejtohen në kohë në kirurgji”, theksoi Vlladimir Andreevski – mjek.

Për të filluar me aplikimin e këtyre dy metodave drejtoresha e Klinikës, profesoresha Trjakovska tregoi se u është dashur ndihma nga Petko Karagjozov nga Spitali Klinik Acibadem – Tokuda – Sofje.

Ndryshe nga teknikat klasike që ofrojnë vetëm imazh indirekt, SpyGlass mundëson vëzhgim direkt të kanaleve biliare, duke identifikuar shkakun e problemit, thotë Karagjozov.

“Sa i përket rutinës tjetër është rutinë në shumicën e vendeve për diagnozë të saktë të sëmundjeve të kanaleve biliare intrahepatike, e dini që opsioni klasik është të punohet vetëm me rregullimin e kontrollit. Ne marrim një imazh direkt të imazhit me këtë teknikë që do të aplikohet që nesër, pra do ta dimë drejtpërdrejt, do të dimë drejtpërdrejt se çfarë po ndodh në kanalet biliare, çfarë po ju shkakton, në mënyrë që të ofrojmë trajtimin më të mirë, qoftë mini-invaziv apo kirurgjikal, përkatësisht kemi mundësinë të marrim biopsi, kemi mundësinë të copëtojmë gurët që më parë ishin objekt i kirurgjisë e kështu me radhë”, u shpreh Petko Karagjozov – mjek, Acibadem Tokuda, Sofje.

Në ngjarje mori pjesë edhe drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, institucion i cili ka mbështetur metodat e lartpërmendura. Ai tha se ndërhyrjet janë më pak invazime dhe kërkojnë më pak ditë qëndrim në spital.