Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar video ku shihet rruga “Avram Pisevski” e lagjes Gazi Babë, ku punimet po shënojnë një transformim të plotë.

“Përshëndetje nga rruga Avram Pisevski në Lagjen Gazi Babë!” ka shkruar Mexhiti, duke nënvizuar përkushtimin e tij për të sjellë projekte të prekshme dhe konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Sipas Mexhitit ky projekt është një dëshmi e qartë se vizioni i VLEN-it për modernizimin e komunës së Çairit nuk mbeten vetëm premtime, por kthehen në realitet. Përmes këtyre investimeve, qytetarët përfitojnë kushte më të mira jetese, ndërsa lagjet e Çairit marrin pamjen e denjë që meritojnë.