Izet Mexhiti nga VLEN ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës së rrethit të dytë zgjedhor.

Ai ka qëndruar në Dollnen, nga ku ka dërguar porosinë se edhe ky vend e dëshiron ndryshimin.

Mexhiti ka bërë thirrje për bashkim, pasi siç thotë, vetëm “kur jemi bashkë, asgjë nuk na ndal”.