Njëri nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti deklaroi se po punohet që VLEN-i të bëhet një parti. Mexhiti theksoi se nuk është çështje lideri, por siç tha po diskutohet për ideologjinë, programin dhe platformën.
“Sa i përket VLEN-it po punohet, nuk ka diçka jashtë asaj që e kemi thënë deri më tani. Në momentin e duhur do të ju njoftojmë. Nuk është çështje e liderit, po flasim për iden, për ideologjinë, për programin për platformën, për mënyrën më të mirë se si të funksionon VLEN-i”, tha Izet Mexhiti.
