Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti në kuadër të fushatës zgjedhore ka prezantuar projektin për ndërtimin e një shkolle të re në Teneqe Mëhallë e cila do të ketë kapacitet për 1300 nxënës.
Mexhiti tha se për shkak se objekti modern do ta ketë formën e shkronjës V, ideja është që shkolla të quhet Viktoria. Paralelisht, Mexhiti premtoi se do të ndërtohet edhe objekti i ri i shkollës “Idnina”
“Ky investim do t’u hapë dyert e dijes rreth 1300 nxënësve në një objekt prej 4.700 metra katrorë me 54 klasa, 8 kabinete dhe 2 laboratorë të pajisur sipas standardeve më të larta. Një shkollë ku do të mësohet vetëm me një ndërrim, një hapësirë e vërtetë zhvillimi dhe krenarie për Çairin. Por, nuk ndalemi këtu. Paralelisht do të ndërtohet edhe objekti i ri i shkollës “Idnina”. Me këto investime, Çairi do të ketë gjithsej 11 shkolla moderne ku çdo fëmijë do të mësojë në kushte të barabarta dhe dinjitoze. Ky hap do të na ofrojë drejtë zgjidhjes përfundimtare, zhvillimin e mësimit në një ndërrim dhe mësimit tërë ditor në të gjitha shkollat e komunës. Si kryetar i ardhshëm i Çairit, zotohem se arsimi dhe fëmijët tanë do të jenë gjithmonë në krye të prioriteteve tona”, tha Izet Mexhiti, kandidat i VLEN-it për Çairin./ Alsat.mk
The post Mexhiti prezanton projektin për ndërtimin e një shkolle të re në Teneqe Mëhallë me kapacitet për 1300 nxënës appeared first on Alsat.