Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Bashkëpunimi në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit ishte njëra prej pikave të diskutimit në këtë takim. Siç njoftuan nga kabineti i zv.kryeministrit Mexhiti qëllimi është përmirësimi i cilësisë së ujit, menaxhimi i peshkimit, zhvillimi i turizmit, monitorimi limnologjik, përforcimi i Institutit Hidrobiologjik dhe mbrojtja e troftës së Ohrit. “Takimit iu bashkua edhe Prof. Jason Stockwell, i cili së shpejti do të vizitojë Ohrin, dhe do të ndajë ide për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet tona. Ruajtja e Liqenit të Ohrit mbetet prioritet kombëtar dhe ndërkufitar, dhe bashkëpunimi me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë do të na ndihmojë ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore dhe kulturore”, njoftojnë nga kabineti i zv.kryeministrit Mexhiti. /Alsat.mk

The post Mexhiti priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler appeared first on Alsat.