Kandidati i VLEN për Çairin, Izet Mexhiti shpalosi para rinisë së Çairit planin e tij për Qendrën Rinore e cila do të jetë sipas tij pika e takimit për gjeneratën e re. Lidhu me arsimin fillorë, Mexhiti shpalosi planin reformues i cili sipas tij fillon që nesër, mësimi me një ndërrim nëpër shkollat e Çairit, aktivitetet interaktive, sigurimi i vakteve ushqimore të subvencionuara cdo ditë dhe si dhe përmbajtje të reja plotësuese sportive e artistike.
“Projekti i parë dhe më i rëndësishëm në mandatin e ardhshëm do të jetë zbatimi i mësimit në një ndërrim, që më pas të vazhdohet me mësim tërë ditorë në të gjitha shkollat fillore komunale. Kjo është më shumë se një masë arsimore. Ky është një investim për fëmijët tanë, paqe dhe siguri për prindërit dhe një perspektivë Evropiane për komunitetin tonë. Këtë vit fillojmë me mësim ditorë në një ndërrim në shkollën fillore Kongresi i Manastirit”, tha Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për Çairin. /Alsat.mk
The post Mexhiti shpalosi para rinisë së Çairit planin e tij për Qendrën Rinore e cila do të jetë sipas tij pika e takimit për gjeneratën e re appeared first on Alsat.
