Në një postim në rrjetin social Facebook, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët nga provenienca të ndryshme politike, të djathtë e të majtë, të rinj dhe me përvojë janë bashkuar në një front të përbashkët politik – në VLEN.
Sipas tij, ky bashkim vjen si përgjigjje ndaj atyre që për vite kanë investuar në përçarjen e votës shqiptare.
“Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që për vite kanë investuar në përçarjen e votës shqiptare. Kjo është fundi i politikës së përçarjes dhe fillimi i një epoke të re të fuqisë shqiptare. Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta, për pazare në kurriz të qytetarëve, apo për politikë që na mban të ndarë. Nga sot, zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm”, tha Mexhiti.
Ai theksoi se ky është momenti i tyre “ose bashkë, ose të humbur”.
The post Mexhiti: Shqiptarët po bashkohen në një front të përbashkët- në VLEN appeared first on Alsat.
