Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka uruar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme.
Përmes një reagimi publik, Mexhiti vlerësoi se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje përbën konfirmim të besimit të qytetarëve në drejtimin politik të vendit. Ai theksoi se rezultati pasqyron vullnetin demokratik të qytetarëve dhe mbështetjen për vazhdimësinë e agjendës qeverisëse.
“Urime Kosovë”, ka përfunduar mesazhin e tij Mexhiti.
