
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit dhe njëri nga liderët e këtij koalicioni, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se VLEN do të jetë fitues absolut i këtyre zgjedhjeve.
“VLEN do të jetë fitues absolut i zgjedhjeve, siç ishte në ato parlamentare, nga opozita të cilët e imponun këtë çështjen e referendumit, legjitimitetit, dhe thanë që është shumë e rëndësishme se kush fiton në Çair dhe Tetovë, për tjera janë më pak të rëndësishme, unë ju them që në start se VLEN-i do të jetë fitues edhe në Çair dhe në Tetovë, por do të jetë fitues edhe në komuna tjera”, deklaroi Mexhiti.