Gazetare: Fatlume Dervishi
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk është e vërtetë që Struga nuk do të lidhet me autostradën Kërçovë-Ohër por pranoi se traseja që planifikohet aktualisht mund të ndryshoi. Ai tha se opozita nuk mund të kritikojë për shkak se e vetmja gjë që ka bërë për Korridorin 8 është pagesa e paradhënieve dhe provizioneve.
“Linjën që e ka tërhequr është në pjesën e territorit të mbrojtur nga UNESCO. Ne si qytetarë do t’i respektojmë rregullat ose nuk do t’i respektojmë, do ta shohim këtë si tavolinë suedeze dhe do të marrim vetëm atë që duam? Po, ka problem të cilin e theksoi UNESCO. Në qershor do ta dimë përfundimisht se çfarë do të ndodhë. Sot ministri Mucunski është në Paris me drejtuesit më të lartë të UNESCO-s dhe ata do të vijnë në Maqedoni dhe nëse ajo trajektore që e kanë paraparë, do të jetë akoma do të jetë kontestuese për UNESCO-n, do të kërkojmë mënyrë tjetër. Absolutisht se qytetarët nuk do të mbesin pa lidhur”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Sipas kryeministrit, asnjë qytetar nuk do të anashkalohet gjatë qeverisjes së tij, duke shtuar se madje Struga dhe Kërçova janë me shumicë maqedonase.
“Nuk do të lejoj, deri sa unë jam kryetar i qeverisë, të ketë polarizim etnik në shtet sepse nëse shohim ashtu, komunat Kërçovë, Debarc, Ohër, Strugë dhe Vevçani kanë shumicën dërrmuese të popullsisë maqedonase”, thotë Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Mickoski tha se lidhjen e duhur me Korridorin 8 nuk e bën Shqipëria.
“Është mirë që këtë pyetje t’ja bëjnë edhe politikanëve shqiptar në Shqipëri sepse atje autostrada nuk do të jetë deri në Qafëthanë dhe nuk do të jetë as rrugë ekspres. Por, do të jetë 20-25 kilometra larg Qafëthanës”, shtoi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.
The post Mickoski: As Struga dhe asnjë qytet tjetër nuk do të anashkalohet nga qeveria, për Korridorin 8 appeared first on Alsat.
