Kryeministri, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Ohër, përcjell TV21.

Pas takimit, Mickoski përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se kanë diskutuar për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Ai theksoi se të dy shtetet do të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie të bazuara në besim, respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta./TV21