“Dje mbajtët takim me grupin e punës për provimin e Jurisprudencës, për çfarë u morët vesh?
Për asgjë!”, tha Mickoski
Pas kësaj Kryeministri Hristijan Mickoski tha se grupet e punës nuk janë palë por partnerë qeverisës dhe se janë përafruar në një zgjidhje brenda kornizave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare.
“Sepse ne nuk negociojmë! Ne kemi partnerë qeveritarë dhe diskutojmë për secilën temë. Nëse më pyetni a keni biseduar si partnerë qeveritarë, atëherë do tu përgjigjem po folëm por nuk negociojmë mes nesh për të pasur njëri-me tjetrin pozicione e pastaj duhet të përafrohemi. Nëse do të ishte pyetja a diskutuat? Do tu them se po diskutuam dje dhe mendoj se jemi drejtë zgjidhjes sipas Kushtetutës dhe standardeve ndërkombëtare”, deklaroi ai.
Zëvendëskryeministër i parë Bekim Sali dha më shumë detaje, duke thënë se dje takimi i grupeve të punës ka qenë final ndërmjet ekspertëve dhe aktorëve politik. Ai tha se drafti final do hyjë edhe në procedurat qeveritare për miratim, tek pasi të kaloj miratimi në Kuvend do të njoftohen studentët.
“Tani, ne jemi politikanë dhe për të zgjidhur problemet e studentëve do të merremi me ekspertë të çështjeve të caktuara, qofshin ato ekonomike, juridike etj. Studentët do të jenë të informuar në momentin kur do të kryhet sepse ekspertët e bëjnë pjesën e propozimeve, aktorët politik duhet të sjellin konsensus dhe marrëveshje politike dhe pastaj e gjithë kjo duhet ët kaloj përmes deputetëve në Kuvend. Kur të kalon në Parlament, do të informohen edhe studentët cili është teksti final, me të cilin ata mund ta marrin provimin e Jurisprudencës në të ardhmen”, tha Sali.
Kjo situatë vazhdon të mbaj të revoltuar studentët shqiptarë të juridikut, të cilët janë shprehur kundër propozimit të pushtetit që zgjidhja të jetë, siç thonë gjysmake, që provimi teorik i jurisprudencës të jepet në shqip ndërsa pjesa praktike të kalohet në gjuhen maqedonase për 1 apo 2 vite deri në aftësimin për punë qoftë në zyra juridike private si avokatura dhe noteria apo në institucionet shtetërore si gjyqësori dhe prokuroria. studentët thonë se do të ketë sërish protesta nëse zgjidhja nuk është finale.
