
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekziston një opsion për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por pa të drejtë vote, gjë që, sipas tij, mund të ndodhë në vitin 2027, si pjesë e një skenari të lidhur me planin e paqes për Ukrainën.
“Ekziston një ide që po diskutohet gjithnjë e më shumë në Bruksel dhe përreth, dhe lidhet me planin e paqes për Ukrainën, ku integrimi i Ukrainës, për qëllime të rindërtimit të ardhshëm, brenda BE-së do të bëhej me shpejtësi të madhe. Kjo do të ishte jo-parimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ekzistojnë dy skenarë. Është mirë që edhe ne jemi të përfshirë në të dy skenarët. Skenari i parë është që Ukraina, së bashku me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë, të bëhet anëtare e BE-së në fillim të vitit 2027, të ulet në tryezë, të valëvitet flamuri maqedonas në Bruksel, por pa të drejtë vote. Do të marrim pjesë në punën e këshillit, komisioneve dhe organeve të tjera, me shumë mekanizma të brendshëm kontrollues”, tha Mickoski në Kanal 5.
Ai shtoi se ka dy kushte të detyrueshme – politika e jashtme dhe e sigurisë së përbashkët, që sipas tij është e përmbushur tek ne, dhe sundimi i ligjit. Kur u pyet nëse kushtet përfshijnë edhe ndryshimet kushtetuese, ai tha se “supozoj se po, pasi kjo ishte pranuar nga qeveria e mëparshme”. –
“Ky integrim do të ndodhë në vitin 2027. Kushti i dytë është që edhe vendet e tjera të rajonit, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia, të bashkohen. Kjo është ajo që dëgjohet në Bruksel, çka u tha edhe në Mynih, por gjithçka varet nga shumë parametra, nga plani i paqes për Ukrainën, konsensusi për një marrëveshje të mundshme paqeje, etj. Bota po ndryshon dinamikisht, dhe do të vazhdojë të ndryshojë, ne duhet të jemi të mençur dhe të parashikojmë këto ndryshime dhe të përshtatemi”, shtoi Mickoski.
Ai njoftoi se Qeveria do të punojë për një zgjidhje për të nxitur procesin e integrimit evropian të vendit, por jo nën presion. Ai vlerësoi se argumentet janë në anën tonë dhe po marrin formë në komunitetin ndërkombëtar.
Mickoski theksoi se vendi do të jetë plotësisht proaktiv në këtë proces, duke ofruar dhe kërkuar zgjidhje, sepse ajo që trashëguam, dhe që e pranoi qeveria e mëparshme, në thelb nuk është një zgjidhje dhe shumica e qytetarëve në Maqedoni nuk e pranojnë atë.
“Nëse duhej të kalonin dekada për të arritur Marrëveshjen e Bledit menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe maqedonasit nga ana tjetër e kufirit të merrnin autonomi kulturore me të drejtë bashkimi me atëherë Republika Popullore e Maqedonisë, brenda federatës jugosllave, pastaj për arsye të njohura, kjo u ndërpre në vitin ’49, dhe më pas nëse duhej dekada për të pritur Zaev dhe Kovacevski që të pranonin të ashtuquajturin Propozim Francez, ndoshta do të duhen përsëri dekada për të marrë një zgjidhje të drejtë dhe dinjitoze që ruan dinjitetin dhe identitetin, dhe njëkohësisht ofron një proces të parashikueshëm për të ardhmen. Ne do të punojmë për një zgjidhje, por nuk do të veprojmë nën presion. Nuk do të shkojmë drejt një zgjidhjeje që nuk na çon deri në fund, por vetëm deri te pengesa e ardhshme. Kjo nuk mund të pranohet nga unë dhe e kam thënë këtë shumë herë. Argumentet janë në anën tonë, po marrin formë dhe fyzonomi në komunitetin ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar sheh se çfarë po ndodh, për fat të keq ende ekziston rregulli në BE që thotë – një votë”, tha Mickoski.
