Kryeministri Hristijan Mickoski është pyetur për deklaratën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila, dje deklaroi se gjuha shqipe nuk duhet të cenohet.
Mickoski ka thënë se qëllimi i tyre nuk është i tillë, dhe se ata e respektojnë atë.
“Ne e respektojmë atë identitet dhe veçantinë e shqipes, maqedonishtes dhe të gjitha gjuhëve të tjera të përdorura nga qytetarët e Maqedonisë. Nëse ju kujtohet, sivjet në festën e Meçkin Kamen, më 2 gusht, Manifesti u lexua edhe në gjuhën shqipe, jo vetëm në gjuhën maqedonase. Unë e respektoj absolutisht gjuhën shqipe, mendoj se këtë vit 22 Nëntori do të jetë dita e alfabetit të shqipes. Kryetari i Manastirit ka pritur dje kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë në një institucion të rëndësishëm për gjuhën shqipe. Pra, jo vetëm që nuk është e rrezikuar, por edhe është përmirësuar”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.

MARKETING

<!– –>

<!–

MARKETING

–>

<!– –>

<!– –>

<!– –>

<!– –>

<!– –>

<!– –>

<!– [html5_video id=472309] –>