Debati në Kuvend ka vazhduar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Blerim Bexhetit nga BDI. Mickoski tha se për të gjitha etnitetet në vend mendon njësoj. Kryeministri i tha Bexhetit se për shqiptarët mendon më shumë se BDI-ja që siç tha, nuk e kalon kohën duke luajtur futboll dhe basket në zyre, por duke realizuar projekte.
“Por besoni, në mënyrë të barabartë mendoj edhe për shqiptarët, edhe për maqedonasit, edhe për serbët, edhe për turqit, edhe për boshnjakët, edhe për romët e për secilin qytetar, njëjtë mendoj. Dhe shumë më tepër sesa ju që mendoni për shqiptarët, unë mendoj për shqiptarët. Sepse unë kohën nuk e harxhoj si kryetar i qeverisë, duke luajtur futboll dhe basket në zyrë, por realizoj projekte. Bulevarde të reja. Bashkë me bashkëpunëtorët në koalicion i risim pensionet, sjellim investime të huaja, rrisim pagat. Nuk e humbim kohën në kurdisje të tenderëve. Kush do të gërmojë qymyr, kush do të gërmojë diçka tjetër, kush do të sjell mazut, e kështu me radhë”, tha Mickoski.
