“Zajazi ka ndriçim publik, por nuk ka kanalizim, sepse i vodhën paratë e kanalizimit me një projekt kriminal” tha kryeministrit Hristijan Mickoski gjatë vizitës në Kërçovë. Pavarësisht se mjetet e IPA fondeve për rrjetin e kanalizimit nga Zajazi në Drugovë nuk janë më, ai u zotua se do të ndajë mjete tjera nga buxheti për ta përfunduar këtë projekt.

“Ai ishte një projekt kriminel dhe e them këtë me gjithë përgjegjësinë, kompani e cila ndërkohë ka falimentuar me burime të panjohura të garancisë bankare nga qeveria e kaluar e nënshkruar. Të jem më i drejtpërdrejtë pjesa më e madhe ku kishim kritika nga ana e komisionit, sepse është pjesë e IPA programi dhe tani nuk është e kanë fshirë për shkak të asaj që është bërë nga qeveria e kaluar por ne si qeveri e shqyrtuam gjithë procesin dhe vazhdojmë me realizimin”, tha Mickoski.

Kishim probleme të mëdha por tani i kemi tejkaur tha zv/minsitrja e Mjedisit Ane Llashkovska, e cila kujtoi se dokumentacioni për këtë projekt do të përfundojë javën e ardhshme.

“Ky projekt do të realizohet me mjete nga buxheti i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Ekologjisë dhe do të fillohet nga një fazë e thellë e realizimit deri ne fund të vitit 2026.
Mickoski: Me fjalë të tjera e humbën grantin dhe tani duhet paret e buxhetit në vend t’i financojmë për projekte të tjera do të duhet për ata që tanimë kanë pasur grant”, tha Ane Leshkovska

“Për fat të keq duke menduar se i kemi ata mjete por ndërkohë nga joserioziteti i qeverisë së kaluar i humbëm mjetet”, deklaroi Aleksandar Jovanovski.

Për rrjetin e kanalizimit nga Zajazi në Drugovë të Kërçovës kanë qenë të ndara 19 milionë euro mjete të fituara nga fondet IPA nga të cilat, sipas informacioneve, 3 milionë janë shfrytëzuar, ndërkaq mbi 15 milionë janë tërhequr nga financuesit e projektit IPARD.