-Po negociojmë, dhe po ju them publikisht se jemi në bisedime me të paktën 5 ose 6 investitorë të mundshëm. Ndër ta është një kompani e madhe shumëkombëshe. Dhe ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër nga ky hap, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me planet për nderimin e data qendrave në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. I pyetur nëse këto projekte paraqesin rrezik për burimet natyrore dhe mjedisin, Mickoski tha se kompanitë e mëdha nuk do t’i ndërtonin të njëjtat nëse do të ishin të dëmshme.

Në lidhje me: Uji dhe energjia përballë investimeve! LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen për data-qendrat

“Imagjinoni, sikur të mos ishin inteligjenca artificiale apo qendrat e të dhënave, si do të dukej sot produkti i brendshëm bruto i, le të themi, Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A do të ekzistonin sot NVIDIA, Amazon, SpaceX, OpenAI, kompani shumëkombëshe globale me brende që vlejnë triliona, mijëra miliarda, nëse në ndonjë mënyrë do të vinin në dyshim cilësinë e jetës së qytetarëve? Prandaj, ne si Qeveri do të qëndrojmë absolutisht të përkushtuar ndaj asaj strategjie. Këto projekte, në fakt, janë në atë drejtim. Synojnë ndërtimin e stacioneve të energjisë me gaz që do të prodhojnë energji elektrike, e cila më pas do të përdoret në këto qendra të të dhënave”, tha Mickoski.