Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski, në vendosjen e gurthemelit të Lidl në Maqedoninë e Veriut, theksoi se Maqedonia me këtë investim fiton energji të re dhe vende të reja të punës, transmeton TV21. Mes tjerash kryeminsitri Mickoski potencoi se Maqedonia e Veriut është një destinacion i vërtetë për investitorët.

“Sot po vendosim gurthemelin e një projekti që është i rëndësishëm për ekonominë maqedonase dhe qytetarët tanë. Me këtë investim, Maqedonia fiton energji të re, vende të reja pune dhe konfirmim të ri se jemi një destinacion i vërtetë për investitorët.

Objekti i ri i Lidl do të shtrihet në një sipërfaqe prej 3,438 metrash katrorë, me një sallë moderne prej 1,200 metrash katrorë dhe 57 vende parkimi për rehati dhe aksesueshmëri të konsumatorëve. Këto nuk janë vetëm numra, është një mesazh se kompania po hyn seriozisht në tregun maqedonas, me një vizion për rritje dhe zhvillim afatgjatë”, deklaroi Hristijan Mickosko – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.