Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se më së largu në qershor do të ketë rikonstruim të Qeverisë. Ndonëse nuk dha shumë detaje rreth kësaj, Mickoski tha se se do të ketë rikonstruim të disa resorëve brenda kabinetit qeveritar.
Sipas kryeministrit, qëllimi i këtij procesi është rritja e efikasitetit dhe funksionalitetit të Qeverisë, në përputhje me prioritetet politike dhe nevojat e qytetarëve.
“Në muajin maj, më së voni në qershor, të kemi edhe një rikonstruksion të disa resorëve brenda kabinetit qeveritar, ndoshta edhe në disa institucione. Në periudhën që pason do të bëhet një analizë e tillë”, deklaroi Mickoski.
