
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se askush nuk duhet të pret se kjo qeveri do të bëjë ndryshimet kushtetuese pa kushte.
Ai tha se bisedimet me kryetaren e KE-së, Ursula Von der Leyen, e cila këto ditë ishte për vizitë në vend, kanë qenë miqësore.
Mickoski në “Samo Intervju” theksoi se “askush nuk jeton me iluzione” dhe e shumë mirë e di se përfshirja e bullgarëve në preambulë është kusht për hapjen e negociatave, por siç tha, “deri sa jam unë kryeministër ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen përmbushjen e obligimeve nga fqinji lindor dhe garanca konkrete nga BE”.
“Askush nuk ka të drejtë, as nuk është e drejtë të presim që kjo qeveri do ta bëjë këtë pa kushte, as qeveria nuk ka ndërmend ta bëjë këtë ndërsa unë jam Kryeministër. Kjo duhet të jetë e qartë, e kam thënë shumë herë, ne kërkojmë respekt të vazhdueshëm për të drejtën ndërkombëtare, dhe fqinji ynë lindor gjithashtu ka detyrime.
Ne duam edhe garanci. Dhe nëse BE-ja vërtet dëshiron ta shohë Maqedoninë në shoqërinë e saj, të paktën pak nga ajo që bën për disa vende të tjera, do ta bëjë edhe për ne. Dhe ky është një qëndrim i qartë”, tha Mickoski.