Patriotizmi nuk është një ide retro, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Konferencën e Aksionit Politik Konservator në Budapest. Ai u drejtua në panelin e titulluar “Zoti, Atdheu dhe Familja”, ku citoi pjesë nga Bibla, përkatësisht theksoi se Krijuesi na thërret për drejtësi dhe ata që janë të etur për drejtësi përfundimisht do të jenë të kënaqur. Mickoski falënderoi publikisht kryeministrin hungarez Viktor Orban për vlerat që ai përfaqëson. Sipas kryeministrit, maqedonasit, edhe pse në numër të vogël, nuk e kanë humbur kurrë identitetin e tyre.
“Unë vij nga një vend ku për shekuj me radhë na janë mësuar se forca e vërtetë vjen nga besnikëria ndaj vlerave të përjetshme, për të cilat kurrë nuk mund të bëhet kompromis. Duke jetuar në kohë kur narrativet e rrejshme përpiqen të dominojnë ose relativizojnë identitetet tona kombëtare, ne jemi këtu për të pohuar pikërisht të kundërtën. Patriotizmi nuk është një ide retro, por e vetmja mënyrë për një të ardhme me prosperitet”, tha Hristijan Mickoski.
