Mickoski në inspektim të ndërtimit të autostradës Gostivar–Bukojçan: Qeveria është e përkushtuar për realizimin e projekteve infrastrukturore që janë të rëndësishme për qytetarët

Për mua është gjithmonë kënaqësi të jem i pranishëm në ngjarje të tilla, veçanërisht kur bëhet fjalë për realizimin e një ndërtimi siç është kjo autostradë.

Kjo Qeveri është plotësisht e përkushtuar në ndërtimin e këtij lloji të infrastrukturës, sepse lidhja, por edhe vetë pozita gjeografike e shtetit duhet të shfrytëzohet si avantazh. Të jesh një kryqëzim në rajon është një përparësi strategjike dhe, siç tha ambasadorja e nderuar e SHBA-së në vend, ne jemi pjesë e Aleancës së NATO-s dhe në këtë mënyrë, përmes realizimit të këtyre korridoreve, përmirësohet rezistenca dhe siguria në rajon, por edhe në krahun jugor të Aleancës së NATO-s.

E shfrytëzoj këtë rast për ta falënderuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, zëvendësministren në Ministrinë e Transportit, drejtorin e NPRRSH-së, si dhe institucionet e tjera – Drejtorinë për Çështje Juridike Pronësore, Ministrinë e Financave, Kadastrën dhe të gjitha institucionet që marrin pjesë në realizimin e këtij projekti.

Dua t’i falënderoj edhe kolegët nga Qeveria që tregojnë mirëkuptim, sepse një nga prioritetet kryesore është ndërtimi i këtij projekti, i cili është i rëndësishëm për përmirësimin e rëndësisë gjeostrategjike të shtetit.

Pres që ky projekt të sjellë vlerë të shtuar në jetën e qytetarëve, por njëkohësisht të përmirësojë logjistikën në mbarë vendin, ndërsa ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që ai të realizohet brenda afateve që ishin përcaktuar më parë dhe për të cilat foli zëvendëskryeministri Nikolloski.

Edhe një herë faleminderit të gjithëve dhe pres që në periudhën në vijim ta intensifikojmë edhe më shumë realizimin e këtyre projekteve.