Deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me ndryshimet kushtetuese rikthejnë në vëmendje një nga çështjet më të rëndësishme politike në vend: rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
Mickoski vazhdon të mbajë qëndrim kundërshtues ndaj ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar se gjatë kohës sa ai do të jetë në krye të Qeverisë, nuk do të ketë ndryshime pa u plotësuar kushtet dhe garancitë që kërkon pala maqedonase.
Ky qëndrim ngre pikëpyetje për partnerët shqiptarë në Qeveri, veçanërisht për koalicionin VLEN dhe zëvendëskryeministrin Bekim Sali, të cilët gjatë fushatës dhe në paraqitjet publike e kanë vendosur integrimin evropian ndër çështjet kryesore të angazhimit të tyre politik.
The post Mickoski nga Brukseli: “Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese!” Po VLEN-i dhe zv/kryeministri Sali ku mbetën me premtimet për integrim? first appeared on .
